Lajme

Kadri Veseli: Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018

By Emanuel Demaj

May 10, 2016

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë prezentimit të grupit Fraksion+ i cili sot aderoi në PDK, ka thënë se prioritet i kësaj partie është përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës. Në pyetjen se kur do të mbahen zgjedhjet e reja, Veseli ka thënë se zgjedhjet nacionale do të mbahen në vitin 2018. Ai ka folur edhe për protestën e 14 majit që e ka paralajmëruar opozita. “Protestat janë e drejtë demokratike, kemi të drejtë të protestojmë, por më shumë duhet të punojmë”, ka thënë Veseli.