Projekti i ri muzikor mes reperit Capital T dhe këngëtares Dhurata Dora pritet të realizohet së shpejti.
Prej kohësh qarkullojnë zëra të një bashkëpunimi mes tyre por burime për gazetën Express kanë konfirmuar se xhirimet për klipin e ri do të nisin javën e ardhshme.
Mbetet për të parë sesi kanë vendosur të vijnë së bashku këta dy këngëtarë. Prej kohësh Dhurata nuk ka realizuar një bashkëpunim ndërkohë për Capital T duket se ka ardhur momenti të rikthehet tregut muzikor.
Klipi do të vij nën produksion e “Max Production”./GazetaExpress/