Hummels kontratë pesëvjeçare me Bayernin

Bayern Munichu e ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Mats Hummelsit nga Borussia Dortmundi.

Mbrojtësi gjerman është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin e Bundesligas dhe do ta nënshkruajë më 1 korrik, pasi t’i kalojë testet mjekësore.

“Gjithmonë kam qenë dhe akoma jam krenar që e kam veshur fanellën e BVB dhe që isha pjesë e kësaj skuadre të jashtëzakonshme”.

“Para se të kthehem në qytetin tim në verë, kemi një objektiv të madh të përbashkët: Edhe njëherë ta sjellim DFB-Pokal në Dortmund”, ka deklaruar futbollisti.

27-vjeçari do të jetë kapiten i BVB-së për herë të fundit pikërisht ndaj bavarezëve në finalen e DFB Pokal më 21 maj.

Temat
BotëSport

Të afërta