Grabovci banorëve të Rugovës: Askush nuk do të dëmtohet nga demarkacioni

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka pritur sot në takim një grup të banorëve të Rugovës, të cilët kanë ngritur shqetësim lidhur me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Në këtë takim, banorët i kanë thënë Grabovcit se Malit të Zi po i falet tokë të Kosovës.

Grabovci, në anën tjetër, u ka premtuar atyre se gjatë procesit nuk do të dëmtohet askush.

Temat
LajmeVend

Të afërta