Eksplodon frigoriferi në avion, lëndohen tetë udhëtarë (Video)

Aeroplani që po udhëtonte nga Puerto Rico për në Orlando, është përballur me turbulenca të fuqishme, që për pasojë kanë shpërthyer dyert e një frigoriferit.

Kjo ka bërë që tetë udhëtarë që ishin në afërsi, të marrin lëndime të konsiderueshme.

Pajisjet për frymëmarrje kanë dalë menjëherë nga pjesa e sipërme, si dhe është lëshuar alarmi për vënien e rripave të sigurisë, ndërsa pilotët nga kabina kanë kërkuar që të mbahet qetësia, sepse gjithçka është nën kontroll.

Megjithatë, udhëtarët janë frikësuar nga ky shpërthim, që është cilësuar si ‘skenë filmi’.

“Gjithçka ishte në rregull, derisa e dëgjuam një zhurmë, sikurse në filmat me beteja lufte” ka thënë një udhëtare, e cila i ka bërë më pas fotografitë me SnapChat. /Telegrafi/

Temat
BotëLajme

Të afërta