Curry ua shti frikën kundërshtarëve, 40 pikë në kthimin e tij

Ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry, ka hedhur pas shpine dëmtimin e pësuar disa javë më parë duke udhëhequr ekipin drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në shtëpinë e Portland.

Se kampionët në fuqi të NBA kishin nevojë për yllin e tyre kjo u kuptua në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale, kur Trail Blazzers që mundën lehtësisht Warriors.

Por, me Curryin në parket skuadra nga Oregoni e kishte të qartë që do të ishte një tjetër histori dhe kështu ndodhi pasi 28-vjeçari realizoi plot 17 pikë vetëm në shtesë duke i hapur rrugën fitores së Golden State me shifrat 132-125 pas kohës shtesë, transmeton SuperSport.

Një sukses që e çoi në 3-1 serinë në favor të Warriors me skuadrën nga Okaland që mund të mbyllë gjithçka në gjysmëfinalen e Perëndimit ndaj Portland nëse fiton ndeshjen e pestë që do të zhvillohet në Oracle Arena.

Curry realizoi në total 40 pikë, ndërkohë që i ndihmoi bashkëlojtarët edhe me tetë asistime dhe nëntë kërcime.

Në krahun tjetër Damian Lillard bëri maksimumin por nuk mundi të evitonte dot humbjen për Trail Blazzers.

Temat
BotëSport

Të afërta