Aksident në Vushtrri: Pesë persona përfundojnë në QKUK

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, ku për pasojë janë lënduar pesë persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura civile.
“Aksidenti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në rrugën lokale në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë lëndime kanë marrë pesë persona, përfshirë edhe njërin nga drejtuesit”, thotë Zahiti për Veriu.info
Zëdhënësi Zahiti bënë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF në Vushtrri, për t’u transferuar më pas në QKUK.
Mësohet se shkaktar i aksidentit ka qenë pakujdesia e njërit nga drejtuesit e veturave.

Temat
LajmeVend

Të afërta