Aivo Orav: Bisedimet të vazhdojnë menjëherë, BE është këtu për të ndihmuar

Euroambasadori Aivor Orav sot deklaroi se kriza politike në Maqedoni po zgjatë shumë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Orav poashtu tha se nuk ka kohë për pritje, bisedimet duhet të vazhdojnë menjëherë, BE është këtu për të ndihmuar. Këtë Orav e deklaroi në ‘Mëngjesin e BE-së’ në nder të Ditës së Evropës, e cila ishte në organizim të Sekratariatit për çështje evropiane.

‘Vendi i juaj është rast i veçantë. BE më gati rekomandon 6 herë e gjysmë për fillimin e bisedimeve për anëtarësi, por për fat të keq në pamundësi nuk mund ta realizojmë atë. Tani duhet shumë seriozisht të mendojmë se çfarë do të bëjmë me këtë gjysmë nga rekomandimi dhe si ta arrijmë. Për fat të keq, shumë punë mbetet të mbyllen. Kjo krizë politike po zgjatë shumë’, tha Orav.

Në mëngjes ishin të prezent edhe ambasadori Jess Baily, eurodiplomatë, politikanë ndërkombëtar dhe të vendit. Ata nuk dëshironin ta komentonin krizën politike aktuale në vend.

Temat
LajmeRajon

Të afërta