Lajme

Vendimet kundërthënëse të OSHP-së për tenderin 8-milionësh

By Emanuel Demaj

May 09, 2016

Vendimet kundërthënëse të OSHP-së për tenderin 8-milionësh

Vendimi kundërthënës i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) ia mundësoi kompanisë “Al Trade” të implementojë një projekt afro 8 milionë euro.

Gjykata e Tenderëve ka vendosur t’i hedhë poshtë pretendimet e kompanive “Çlirimi” dhe “Arbëria” për të lënë në fuqi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila e kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “Al Trade” për ndërtimin e Qendrën Emergjente në QKUK, për një vlerë prej 7 milionë e 968 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ende nuk e ka publikuar vendimin, por burimet e gazetës kanë thënë se Ministria e Shëndetësisë është lejuar të vazhdojë me nënshkrimin e kontratës me kompaninë “Al Trade”, bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës publikuar në ueb-faqen e KRPP-së.. /Telegrafi/