
Tashmë të gjithë e dimë për mënyrën se si Stresi i thotë gjërat dhe nuk na vie çudi kur ndonjëherë edhe e tepron.
Ai prej kohësh ka zbuluar edhe orientimin e tij partiak duke shprehur haptazi simpatinë për partinë e Sali Berishës e të kundërtën për Edi Ramën.
Në një postim së fundmi ai ka vendosur fotografinë e Ramës në një letër tualeti.
“Në wc time gjithmonë do të jesh aty”, ka shkruar reperi sipër fotografisë.
Ndryshe ditë më parë Arkimed Lushaj paralajmëroi largimin e përkohshëm nga muzika për t’iu përkushtuar një ëndërr të vjetër të tij dhe momentalisht ai ndodhet jashtë Shqipërisë./GazetaExpress/