Rita Ora mund të mbetet pa punë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora mund të humbë vendin e saj të punës si juriste në “X Factor”.

Drejtori menaxherial i “X Factor”, Simon Cowell i ka ofruar pagë të majme Nicole Scherzinger për ta sjellur atë në jurinë e X Factor për ti hapur derën e largimit Rita Orës.

“Unë preferoj Nicole. Ajo është e mahnitshme, e bukur, e zonja dhe një gjyqtare e denjë” ka thënë Simon.

Sharon Osbourne dhe Louis Walsh pritet të vazhdojnë në jurinë e “X Factor” ndërsa largimi i Ritës është më i mundshmi./Indeksonline/

Temat
Showbiz

Të afërta