Rita kujton luftën e nënës së saj kundër kancerit të gjirit

Për hir të Ditës së Nënave, këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, në emisionin special “VH1 Dear Mama” ka folur për nënën e saj, Verën, dhe betejën me kancerin e gjirit.

Në një video të publikuar në YouTube, Rita rrëfen për historinë e nënës së saj që nga largimi nga Kosova më 1991.

“U largove nga Kosova si doktoreshë, ndërsa kur erdhëm në Londër u desh të shkoje në shkollë për 6 vjet për t’u rikualifikuar. Të është dashur të rimesoje gjithçka nga fillimi, madje edhe gjuhën vetëm për të treguar veten”, ka thënë Rita Ora.

“Por, nënë t’i kurrë nuk u dorëzove. Përvjele mëngët, shkove në shkollë, nise një punë për të ndihmuar babanë dhe për të përkrahësh familjen tonë. Të gjitha këto i bëre gjatë kohës sa ishe duke luftuar ndaj kancerit”, ka shtuar ajo e emocionuar. “Kemi thënë se nuk do të qajmë”, i është drejtuar më pas ajo nënës së saj, Verës.

Rita ishte njëvjeçare në kohën kur familja e saj imigroi për shkak të problemeve politike me Serbinë./GazetaExpress/

Temat
Showbiz

Të afërta