PSG nuk është e kënaqur me skuadrën aktuale dhe pritet të bëjë ndryshime në të gjitha strukturat e klubit.
Nga drejtori sportiv deri te trajner, sheikët tashmë kanë ideuar afatin kalimtar të tyre.
Për drejtor sportiv parashihet Leonardo i cili ishte edhe më parë, ndërsa kishte afruar lojtarë si Zlatan Ibrahimovic, Edison Cavani, Thiago Silva e talent si Marco Veratti.
Emri i trajnerit që pëlqehet më shumë është Diego Simeone, i cili mund të luajë në shumë mënyra dhe me kualitetin që ka PSG do të kishte shumë suksese, shkruan L’Equipe.
Në krye të listës për transferime është padyshim Cristiano Ronaldo, i cili sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja ai ka marrëveshje me klubin parisien.
Pas Salvatore Sirigus edhe Kevin Trapp nuk ka arritur të tregojë vetën në këtë skuadër. Për portën është projektuar Jan Oblak i Atletico Madridit.
I fundit është Lassana Diarra i cili ka shkëlqyer me fanellën e Marseilles dhe kërkohet nga shumë skuadra. Ai është i lirë dhe mund të merret pa para nga PSG.