Policia maqedonase kthen prapa autobusët me protestues nga Kosova?

Policia maqedonase në pikën kufitare Kosovë – Maqedoni në Bllacë, te Hani i Elelzit, ka kthyer prapa disa autobusë me protestues nga Kosova, të cilët ishin nisur për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Këshilli Opozitar shqiptar në Maqedoni me rastin e njëvjetorit të ngjarjeve të Kumanovës.

Megjithatë, sipas informatës që publikoi saktë.net, protestues të shumtë tashmë ndodhen në Shkup nga vise të ndryshme shqiptare.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta