Nait Hasani: Kadri Veseli është më stabil edhe më i guximshëm se Thaçi

Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës edhe njëherë ka kërkuar publikisht që Partia Demokratike e Kosovës të reformohet.
Hasani këtë e ka thënë edhe në Konventën e 7 që është mbajtur në fundjavë.

“Ka kaluar koha kur partia e parë aktualisht duhet të identifikohet me fytyra të njëjta, me nënkryetar partishë të njëjtë, por edhe me ministra që përfaqësohen në qeverinë e Kosovës”, ka thënë Hasani për “Info Box” në RTVD.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se kryetari i ri i PDK-së, Kadri Veseli, është më stabil dhe më i guximshëm se ish-kryetari Hashim Thaçi.

“Edhe Veselin edhe Thaçin i njoh prej kohës së 90-va. Zoti Veseli ka qenë më i heshtur dhe më operativ, ndërsa Thaçi ka qenë më i hapur dhe më i ekspozuar. Zoti Thaçi jo gjithherë ka mundur t’i realizojë planet e veta, kështu i është dashur ndihma. Unë me sa e njoh Veseli është më i qetë sesa Thaçi, më stabil sesa Thaçi dhe më i guximshëm sesa Thaçi. Kur e merr një punë ai e kryen 100%”, ka thënë Hasani.

Temat
LajmeVend

Të afërta