Në natën e kaluar në një nga club-et e natës në Tiranë, Lollipopo ishte i ftuar artisti francez Maitre Gims, i cili njihet edhe si artisti inspirues për reperin Majk.
Gjatë kësaj performance ishte, edhe reperi Majk ai i cili u ngjit në skenë kështu duke kënduar së bashku me të, dhe duke u përkrahur nga Maitre Gims.
Blitz.al, ka siguruar një video në të cilën shihet Majk duke performuar këngën e tij teksa Maitre Gims, është afër.
Gjithashtu Majk, gjatë kësaj performance nuk ka arritur të performojë siq performon zakonisht këngët e tij, e sigurisht kjo gjë ishte edhe nga emocionet e shumta apo nga fakti se ai këndonte live.
Por menjerë pas publikimit të kësaj video ishte Olti Curri, i cili ka ironizuar këtë performancë duke shkruar nën videon e postuar në Instagram se “Majk këndon live.
Maître Gims ju drejtua organizatorëve : Sillini një dush, ndoshta këndon pak më mirë…”, e në publikimin e kësaj video ka komentuar edhe reperi Noizy, i cili ka dërguar disa emotika të cilat përdoren vetëm kur njeriu është duke qeshur shumë, transmeton Indeksonline.
A video posted by Olti Curri (@olticurri) on