Kusari- Lila përgënjeshtron Pacollin: Nuk kam shpenzuar miliona gjatë fushatës zgjedhore

Mimoza Kusari-Lila ka përgënjeshtruar deklaratën e Behgjet Pacollit se ka shpenzuat miliona për fushatën e saj për tu zgjedhur kryetare e Gjakovës.
Mimoza Kusari- Lila dhe Ilir Deda së fundmi po shihen shumë shpesh së bashku, e kjo që po i bashkon ataështë partia me e re që ata pas disa javëve do ta bëjë zyrtare, transmeton Indeksonline.

“Është një alternativ e cila nuk do të prezantohet vetëm me premtime do te nis me një komunikim ndryshe, si një forme krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim në politikën tonë.

Sipas saj klientelizmi nuk do të këtë parti, ajo do të flas dhe të tregoj qarte cilat janë përgjegjësit e saj, ajo është shprehur e sigurt se alternative e re do të ec para.

Ndërsa sa i përket deklaratës se kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit se Mimoza Kusari, ka shpenzuar miliona në fushatën e saj për kryetare të Gjakovës, ajo e ka mohuar fuqishëm këtë.

“Sa i përket milionave është shumë më mirë t’i referohemi KQZ pasi aty shprehen qartë se sa kanë qenë shpenzimet e fushatës, nuk ka miliona, nuk dua të jap komente të tjera”, është shprehur ajo në një intervistë për RTK-në.

Kusari- Lila, poashtu, thotë se “Punën që e kamë bërë askush nuk ma ka fal, cdo ditë kam punuar me përkushtim dhe punë.”
Gjithashtu, Kusari- Lila nuk e ka mohuar mundësin e udhëheqjes së këtij subjekti politik, por sa do te jetë e vërtetë pritet të shihet në ditët në vazhdim. /Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta