Konservatori Mitterlehner emërohet kancelar i përkohshëm i Austrisë

Zëvendëskancelari aktual austriak, Reinhold Mitterlehner, anëtar i Partisë Konservatore u emërua sot në postin e kancelarit të përkohshëm, pas dorëheqjes së kreut të qeverisë, socialdemokratit Werner Faymann, bëri të ditur presidenca austriake.

“Werner Faymann i paraqiti sot pasdite dorëheqjen presidentit të Republikës, Heinz Fischer. Ky i fundit do të përcaktojë zëvendësin e tij për një periudhë të përkohshme, zëvendëskancelarin Reinhold Mitterlehner, anëtar i partisë konservatore OVP”, sipas një zëdhënëseje të presidencës, cituar nga APA.

Temat
BotëLajme

Të afërta