Këto janë 15 skuadrat që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen 15 nga 32 ekipet të cilat do të luajnë në fazën e grupeve në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Nga Anglia vetëm Leicester City e ka siguruar matematikisht këtë gjë kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund, ndërsa pritet që këtë ta bëjnë edhe Tottenham dhe Arsenal në javën e fundit.

Nga Spanja tashmë janë kualifikuar për në grupe Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi.

Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen nga Bundesliga si dhe PSG e Lyon nga Ligue 1, janë skuadrat tjera që do t’i shohim në fazën e grupeve të Championsit.

Nga ligat tjera kualifikimin e kanë siguruar Juventus, PSV, Benfica, Sporting, Dynamo Kiev dhe Basel.

Tashmë duhen edhe 17 ekipe që të kompletohet faze e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Temat
BotëSport

Të afërta