
Shkodran Mustafi është shndërruar në mbrojtësin më të kërkuar në Evropë.
Ylli shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, mund të largohet nga skuadra spanjolle gjatë verës. Sipas ‘Tuttosport’, Kampionët e Italisë janë seriozisht të interesuar për shërbimet e 24 vjeçarit.
‘Tuttosport’ shkruan se Juve është gatshëm të ofrojë Roberto Pereyra dhe një shifër të konsiderueshme parash, vetëm për të marrë dyshen nga Valencia, Andrè Gomes e Shkodran Mustafi.
Kujtojmë se për lojtarin gjithashtu kanë shprehur interesim edhe Mancheste Unitedi, Barcelona, Real Madridi, Bayern Munichu e shumë klube tjera evropiane.