Juventus e kërkon Sanchezin

Juventus po mendon për transferimin e Alexis Sanches.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka premtuar që gjatë këtij edicioni nuk do të bëjë shumë përforcime, vetëm dy ose tre futbollistë.

Por, ai ka thënë se këta do të jenë top lojtarë, të cilët do të përforconin skuadrën edhe më shumë, në mënyrë që të synojnë titullin e Ligës së Kampionëve.

Njëri prej dëshirave të italianit është edhe Alexis Sanchez, i cili ka kontratë me Arsenalin vetëm deri në vitin 2018 dhe ende nuk i është ofruar një e re, shkruan Fichajes.net.

Sanchez në të kaluarën kishte luajtur në kampionatin italian, sa ishte pjesë e Udineses.

Temat
BotëSport

Të afërta