Ish-deputeti shqiptar i përfshirë në “Panama Papers” (Dokument)

“Panama Papers” ka publikuar sot në internet mbi 200 mijë dokumente në faqen offshoreleaks.icij.org, në të cilën tregohen se si njerëzit përdornin firma offshore për të u shmangur taksave dhe sanksioneve.

Nga një kërkim i thjeshtë pjesë e morisë së dokumenteve të publikuara është i përfshirë dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, shkruan Panorama.

deputeti-768x521
Ish­-deputet socialist i cili për disa vite ishte drejtor i KESH­-it gjatë qeverisë “Nano” rezulton se ka regjistruar një kompani me adresë në Gjermani të quajtur “White Ebony Holdings Ltd”. Në regjistrimin e vitit 2007, ai rezulton vetë drejtor dhe zotërues i të gjitha aksioneve.

Harasani në shtator 2012, dha dorëheqjen si deputet dhe shkoi në Nju Jork për të drejtuar një kompani ndërtimi të quajtur Phoenix Network LLC, ku është ortak dhe drejtor i operacioneve.

Ndërsa në total nga “Panama Papers” bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente që disponon gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”./Insajderi.com

Temat
LajmeRajon

Të afërta