Inter vendos çmimin e Icardit

Interi është gati që të shes Mauro Icardin.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi është një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe kapiten i Interit, por jo edhe i pashitshëm.

Për të ka pasur mjaftë skuadra të interesuara dhe Interi është gati që ta lejojë atë të largohet, pavarësisht se lojtari ka thënë se është i lumtur në Giuseppe Meazza.

La Gazzetta dello sport shkruan se Interi tashmë ka refuzuar 35 milionë të West Hamit, por nëse vjen ndonjë ofertë mbi 40 milionë euro, atëherë ata do ta shqyrtonin atë.

Për Icardin po ashtu janë të interesuara edhe dy skuadrat tjera angleze, Manchester United dhe Chelsea.

Temat
BotëSport

Të afërta