Ilir Konushevci e Hazir Mala përkujtohen edhe në Tiranë

Me rastin e tetëmbëdhjetë vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, sot do të organizohet akademi përkujtimore si dhe do të bëhen homazhe pranë varrit të Ilir Konushevcit.

Akademia do të mbahet nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë sot nga ora 12:00 do të presë mysafirët pjesëmarrës në akademinë përkujtuese, ndërsa nga ora 13:00 homazhe pranë varrit të dëshmorit Ilir Konushevci, do të bëhen nga ora 13:30, në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Hazir MalaIlir Konushevci

Temat
LajmeVend

Të afërta