Dokumentar i shkurt për Shqiponjat në Televizionin zvicërran SRF (Video)

SRF, një prej TV më të njohur në Zvicër i ka kushtuar një dokumentar Kombëtares sonë që u kualifikua për në Europian. Në një video të publikuar prej pesë minutash, në fillim është kapiteni Lorik Cana, duke treguar se kualifikimi ka qenë endrra e tij e madhe.

“Gjuha jonë është gjuhë e shqiponjës”, ndersa më pas protagonist janë edhe trajneri Gianni De Biasi dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, raporton albinfo.ch.

Më pas shfaqet rruga e vështirë e Shqipërisë për t’u kualifikuar, si fitorja e parë ndaj Portugalisë 1:0 si mysafir dhe ajo e fundit ndaj Armenisë 3:0.

“E kam pasur ëndërr që të kualifikohem në Evropian. Kam pritur 13 vjet për këtë. Ishte pasion dhe dashuri kur gjyqtari e mbylli ndeshjen”, thote Cana.

Për trajneri De Biasi, asgjë nuk është e pamundur. “Ne besuan nga fillimi deri në fund”­ thotë ai.

Në fund flitet edhe për ndeshjet në Evropian, ndaj Zvicrës, Francës dhe Rumanisë, ku Shqipëria nuk udhëton me flamur të bardhë.

http://www.srf.ch/play/tv/uefa-euro-2016-das-magazin/video/uefa-euro-2016-vom-01-05-2016?id=ba74f457-0428-4f29-a726-7839f7110c85&startTime=1093

Temat
BotëRajonSport

Të afërta