Detajet e Xperia C6 Ultra (Video)

Muajin e kaluar ne kemi parë disa pamje të modelit të ri të telefonit nga Sony, Xperia C6, ndërsa tani më shumë detaje janë zbuluar për pajisjen e cila do të vijë në treg e emërtuar si Sony Xperia C6 Ultra.

Xperia C6 Ultra do të jetë një fablet me madhësinë e ekranit prej 6” në Full HD me 1920 x 1080 piksel si dhe procesorin e MediaTek MT6572 me 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të këtij fableti përfshijnë edhe 16GB memorie dhe një port për microSD për zgjerimin e hapësirës së brendshme.

Por ky model sjell edhe dy super kamera. Atë të përparmen me 16MP për video-selfie dhe foto, si dhe kamerën e pasme me 20MP.

Temat
Teknologji

Të afërta