Showbiz

Dafina i shpreh fjalë dashurie Noizyt

By Egzona Krasniqi

May 09, 2016

Inati në mes të këngëtarit Noizy dhe koleges së tij Dafina Zeqiri si duket ka kaluar.

Hapin për tu ‘pajtuar’ e morri Noizy, ani pse ishte ai që në njërën prej këngëve të tij nuk thoshte fjalë të mira për Daffin, transmeton lajmi.net.

Pas publikimit të bashkëpunimit të Dafina Zeqirit dhe grupit Kaos, këngës ‘Na’, Noizy i dha një mbështetje nëpërmjet rrjetit social Instagram.

Mirëpo, ani pse komentet ishin të shumta, disa të mira e disa jo, Dafina nuk e la pa ia kthyer një koment duke e falënderuar atë, madje e quan edhe dashuri.

“Faleminderit dashuri. E vlerësoj me të vërtetë”, është komenti i saj.