Audi RS3 Sportback në 550 kuaj fuqi

B&B Automobiltechnik kompania që merret me modifikimin e makinave së funmdi ka bërë të mundur sjelljen e risive të reja në modelin Audi RS3 Sportback, i cili ka motorin 2.5-litër TFSI Turbo me pesë cilindra e me kapacitet prej 367 kuaj fuqi.

Paketa e ofruar nga kopmania parashikon përforcimin e këtij motori deri në 550 kuaj fuqi. Ky model tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për vetëm 3,3 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 300 km/h, transmeton Koha.net. Të kujtojmë, modeli nga fabrika deri në 100 km/h arrin për 4,3 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

Gjithashtu, B&B Automobiltechnik në ofron edhe paketa më të dobta, duke filluar nga 430, 450 dhe 485 kuaj fuqi.

Temat
Teknologji

Të afërta