Lajme

Albin Kurti shfaqet në protestën në Shkup

By FIRST CHANNEL

May 09, 2016

Albin Kurti, deputeti i Vetëvendosjes, i është bashkangjitur protestave në Shkup të organizuara sot nga Këshilli Opozitar i shqiptarëve të Maqedonisë. Jozyrtarisht mësohet se Kurti në protesta ka ardhur nga aeroporti i Shkupit, ku është kthyer nga një udhëtim jashtë vendit. Protestat me rastin e njëvjetorit të ngjarjeve të Kumanovës, si dhe të Ditës së Evropës, kanë filluar para rreth gjysmë ore në Çarshinë e Shkupit, ndërsa do të vazhdojnë me një marsh që do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë. Lëvizja Vetëvendosje dje i dha përkrahje publike kësaj proteste kundër qeverisë në Shkup.