Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet në Milan.
Agjenti Mino Raiola ka thënë se sulmuesi i PSG’së, Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet në Milan gjatë kësaj vere.
Ibrahimovic në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë dhe do të mund të nënshkruaj me cilëndo skuadër.
Ai po kërkohet nga shumë skuadra të MLS dhe Superligës kineze, por agjenti i tij, Mino Raiola gjatë një interviste për GQ, ka thënë se Ibra mund të kthehet në Milan, nga ku ishte larguar në vitin 2012.