Teknologji

Telefon holografik është gjëja më e egër që do të shihni këtë javë

By FIRST CHANNEL

May 08, 2016

Kemi parë shumë koncepte të egra telefonash inteligjentë gjatë viteve por telefoni i ri HoloFlex i projektuar nga Laboratori Human Media i Universitetit Queen është diçka tjetër. Telefoni kombinon imazhe holografike 3D me një ekran fleksibël për të krijuar atë çka mund të jetë një prototip për telefonat inteligjentë në të ardhmen.

Laboratori Human Media shpjegon që HoloFlex është “i aftë të bëjë imazhet 3D me lëvizje paralaks dhe stereoskopike për përdorues të shumtë të njëkohshëm pa syze apo gjurmues koke.” Të gjitha imazhet në ekranin e pajisjes janë “dhënë në blloqe rrethorë 12-pixelë duke e paraqitur të gjithë pamjen e objektit 3D nga një pikëpamje e caktuar”, kështu ju mund të shikoni çdo aspekt të objektit në varësi të këndit nga i cili po e shikoni atë.

Këtu është një video që shfaq telefonin në aksion: