Lajme

Oer: Si të shkohet në zgjedhje me 5 qershor kur nuk ka kushte?

By FIRST CHANNEL

May 08, 2016

Ambasadorja e Francës, Lorens Oer, sot gjatë vizitës në Manastir, shprehu brengosje për shkak të krizës politike në Maqedoni dhe porositi se duhet të gjendet zgjidhje, shkruan МЕТА, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Kriza politike në Maqedoni na brengos të gjithëve, sidomos mua sepse vij nga Franca, njëra nga shtetet themeluese të Bashkimit Evropian. Është dëm që më 9 maj duhet ta festojmë Evropën në një situatë kur të gjithë jemi të brengosur për Republikën e Maqedonisë dhe e parashtrojmë pyetjen si mund të ketë zgjedhje më 5 qershor kur kushtet akoma nuk janë pajtuar midis partive politike, listat nuk janë të përgatitura dhe vërtetë duhet të dilet nga kjo krizë – ka deklaruar ambasadorja franceze.

Oer i ka vizituar varrezat franceze në Manastir, ku u shënua 8 maji, fundi i Luftës së dytë botërore./Telegrafi/