Në Shqipëri janë 31 mijë vende të lira pune

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se janë 31.000 vende punë të lira në të gjithë Shqipërinë, duke shpërndarë një video promocion, ku shtron pyetjen: A ka punë në Zyrat e Punës?

Kryeministri Rama nëpërmjet postimit të video promocionale në profilin e tij Facebook mesditën e së dielës, sjell në vëmendje një rast të një të riu të pa arsimuar që arriti të gjejë punë vetëm nga fakti se ai u paraqit pranë zyrave të punës në Tiranë, përcjell Atsh.

“Jam një qytetar më arsim tetëvjecar, i martuar, dy vite pa punë. Kërkoja punë dhe nuk gjeja askund nëpër firma dhe u demoralizoesha komplet, deri sa arrita te zyra e punës në Tiranë dhe më dhanë një kontakt SHPK me mirëmbajtjen e kompleksit”, shprehet qytetari.

Temat
LajmeRajon

Të afërta