Botë

Messi magjik, ngre në këmbë stadiumin (Video)

By FIRST CHANNEL

May 08, 2016

Barcelona ka kaluar në avantazh në derbin lokal kundër Espanyolit.

Ishte magjiku Lionel Messi, futbollisti që shënoi për epërsinë e skuadrës nga Camp Nou.

Argjentinasi e ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë për të çuar në këmbë të pranishmit në stadium.

Barca shënoi edhe një herë pak minuta më pas, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje. /Telegrafi/