Showbiz

Gold AG vjen “Pa hile”

By FIRST CHANNEL

May 08, 2016

Vetëm pak ditë pasi solli projektin muzikor kushtuar dëshmorit Afrim Kalanica, Gold Ag ka nisur punë rreth këngës së re.

“Pa hile” mban titullin krijimi i ri muzikor i reperit, i cili do të vijë i realizuar me videoklip, pamje të së cilit Ariani ka publikuar në rrjete sociale.

Megjithëse nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij projekti artisti ka thënë se publikimi i tij do të bëhet së shpejti transmeton Telegrafi.

Veç kësaj kënge ai ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me këngëtarin Duli, i cili do të publikohet gjatë muajit të ramazanit.