Gjyqësori nuk e dëshmon veten, EULEX-i vazhdon misionin në Kosovë

EULEX-i do të vazhdojë të mbetet në Kosovë edhe pas qershorit të këtij viti, pavarësisht se pritej që ky të ishte muaji i fundit për misionin evropian në vendin tonë.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe kryeministri Isa Mustafa.

Pamundësia për të menaxhuar disa situata, sipas Mustafës, nuk ka lënë hapësirë për të dhënë argumente në favor të largimit të këtij misioni, raporton KTV.

Megjithatë, njohësit e zhvillimeve në fushën e drejtësisë dhe sigurisë janë të ndarë në pyetjen nëse EULEX-i do të duhej të vazhdonte punën në Kosovë.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, me gjithë kritikat për angazhimin e deritashëm, shprehet pro vazhdimit të mandatit të misionit evropian.

Por, ndryshe mendon Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka bërë të ditur se tashmë është themeluar një grup punues, me përfshirjen e zyrtarëve nga shumë institucione të vendit dhe të BE-së, që janë duke draftuar legjislacionin e nevojshëm që duhet amandamentuar.

Marrëveshja për vazhdimin e mandatit, sipas Kuçit, pritet të përmbyllet brenda këtij muaji.

Temat
LajmeVend

Të afërta