ADK e Edita Tahirit uron Kadri Veselin

Partia e Alternativa Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Edita Tahiri uron Kadri Veselin për zgjedhjen e tij në pozitën e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke i dëshiruar suksese në misionin e tij udhëheqës të PDK-së si parti e cila ka dhënë një kontribut të madh për shtetndërtimin e Kosovës.

“ADK shpreh bindjen se nën drejtimin e Kadri Veseli, Partia Demokratike e Kosovës do të avancoj kontributin e vet për të forcuar shtetin në të mirë të gjithë qytetarëve dhe integrimeve euro-atlantike për Kosovën, për të cilën tashmë kemi hedhur hapa të rëndësishëm përpara”.

“ADK mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha subjektet politike të cilat janë të angazhuara për të çuar përpara interesat nacionale për një shtet demokratik dhe euroatlantik, duke përballuar me sukses sfidat që i kemi para nesh, në radhë të parë forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik si dhe duke kultivuar në vazhdimësi bashkëpunimin dhe dialogun e brendshëm politik që na bënë më të fortë, të qëndrueshëm dhe të suksesshëm”, thuhet në urimin e ADK-së. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta