Rreth orës 17:10 minuta në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Në disa fotografi të dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet një kombi i cili është rrotulluar i tëri por, nuk ka të lënduar, transmeton Indeksonline.
Kombi ishte vetë rrokullisur dhe nuk ka ndonjë veturë tjetër të përfshirë në aksident. Gjithashtu kombi ishte me tabela të Shqipërisë rajonit të Tiranës./Indeksonline/