Saimiri dhe Genti, me resort të tyre në Dhërmi

Dy personazhet e njohur të ekranit, Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj kanë menduar të investojnë për pushimet e verës.

Mësohet se dy prezantuesit e emisionit investigativ ‘Stop’ në Klan, tashmë janë banorët të një resorti i cili po ndërtohet në Palasë, Dhërmi, pikërisht në një nga brigjet më të bukura të Detit Jon, shkruan revista Bordo.

Duket se Saimiri dhe Genti, përveçse janë dy kolegë dhe miq të mirë, kanë vendosur të investojnë të ardhurat e tyre në të njëjtin vend.

Temat
Showbiz

Të afërta