Roboti ‘mposhti’ kirurgët njerëz në sallën e operacionit

Një robot kirurg ka tejkaluar kirurgët njerëz të qepin zorrët e derrave për t’i ngjitur së bashku përsëri, raportojnë hulumtuesit në SHBA.
Pa asnjë ndërveprim të drejtpërdrejtë njerëzor, ‘Smart Tissue Autonomous Robot’ (STAR) ka rilidhur zorrët me qepje shumë më saktë se sa kirurgët njerëz – dhe shumë më qëndrueshëm sesa ato të krijuara nga dora e njeriut, thanë zhvilluesit e makinës.

Ky test tregoi se është e mundur që të krijohet një robot aq i mençur sa të jetë në gjendje për të kryer një procedurë të tërë kirurgjikale më vete, tha udhëheqësi i hulumtimit Dr. Peter Kim, transmeton Gazeta Express.

“Hipoteza jonë është se duhet të jemi në gjendje që ta programojmë në robot tërë procedurën kirurgjike prej fillimit deri në fund, në mënyrë inteligjente dhe autonome”, tha Kim, i cili është një kirurg në Institutin ‘Sheikh Zayed’ në Uashington.

Robotët aktualisht përdoren në shumë procedura kirurgjikale, duke përfshirë operacione të hapura në zemër, transplante të veshkave, heqje të prostatës, thuhet sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA.

Megjithatë, këta robotë udhëzohen direkt nga një kirurg që rri ulur në një kompjuter.

Temat
Shëndet

Të afërta