Ministri i Hoti i përgjigjet Besim Beqajt: Buxheti s’u rrit nga taksat, por nga mirëqeverisja

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se buxheti i shtetit s’është rritur nga rritja e taksave por nga një qeverisje e mirë dhe nga luftimi i evazionit fiskal.

Ministri Hoti përmës këtij postimi i është përgjigjur akuzave të ish-Ministrit Besim Beqaj, i cili sot në Konventën e PDK-së tha se buxheti i shtetit është rritur me rritjen e taksave ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Ka ende shume pika te programit qeverises qe do te realizohen ne vijim, por jo permes rritjes se taksave sic po tentohet te portretohet rritja e te hyrave buxhetore. Te hyrat buxhetore shtese prej 115 mil euro gjate vitit qe lame pas kane ardhur nga rritja ekonomike dhe nga luftimi i evazionit fiskal. Rreth 50 mil euro shtese te mbledhura sivjet brenda kater muajve reflektojne luften kunder evazionit e kontrabandes”, ka shkruar Hoti.

Veç kësaj, Hoti ka thënë se për dallim prej kohës kur Beqaj ishte Ministër, tash rritja ekonomike s’është 1.2 por 3.6 për qind.

Ky është reagimi i plotë:

Deklarata e PDK-së: Angazhohemi fuqishëm për luftimin e korrupsionit
Në një vit të Qeverisë Mustafa janë përmirësuar trendet e të gjithë indikatoreve ekonomik. Rritja ekonomike nga 1.2% ne 3.6%, investimet e jashtme nga 150 mil ne 320 mil ne vit, normat e interesit kanë rënë në rreth 6%, të hyrat e buxhetit janë rritur ndjeshëm nga një rritje negative që kanë pasur me pare, punësimi është rritur me 12 mijë në sektorin formal dhe po aq në bujqësi, janë rritur pensionet për kontributdhënës, janë rritur pagat për përvojën e punës, janë rritur subvencionet për bujqësi, është rritur buxheti për arsim e shëndetësi.

Mbi të gjitha, buxheti është stabil me gjithë këto rritje në shpenzime. Struktura e buxhetit është përmirësuar. Shpenzimet korente janë vënë nën kontroll. Është krijuar hapësirë për investime kapitale përmes klauzoles së investimeve. Kemi rritur besueshmërinë e institucioneve financiare ndërkombëtare karshi buxhetit.

Kjo është Qeverisja Mustafa vetëm në fillimet e saj.

Ka ende shumë pika të programit qeverisës që do të realizohen në vijim, por jo përmes rritjes së taksave sic po tentohet të portretohet rritja e të hyrave buxhetore. Të hyrat buxhetore shtesë prej 115 mil euro gjatë vitit që lamë pas kanë ardhur nga rritja ekonomike dhe nga luftimi i evazionit fiskal. Rreth 50 mil euro shtesë të mbledhura sivjet brenda katër muajve reflektojnë luftën kundër evazionit e kontrabandës.
Shteti ligjor po vendoset nga Qeveria Mustafa.
Të gjithë të marrim përgjegjësitë që na takojnë, për të kaluarën dhe të tashmen.

Temat
LajmeVend

Të afërta