Leicesteri feston titullin me fitore

Kampioni i Premierligës, Leicester City, do ta festojë titullin me fitore pasi mposhti 3:1 Evertonin në ‘King Power Stadium’.

Leicesteri brenda pak minutave do të qoi në qiell titullin e Premierligës. Edhe më të mirë këtë moment e bën djelmoshat e Claudio Ranierit që i dhanë një tjetër fitore tifozëve duke ke mposhtur Evertonin me rezultat 3:1.

Gjithçka nisi për mrekulli ku lojtarëve të Leicester Cityt iu krijua ‘garda e nderit’ nga lojtarët e Evertonit, pas shpalljes kampion dy xhiro pa përfunduar Premierliga.

Të motivuar pas arritjes historike, Leicesteri mposhti me lehtësi Evertonin me Jamie Vardy që dukej i uritur për gola pas rikthimit në fushë pas 3 ndeshjeve.

Pikërisht anglezi shënoi dy gola në këtë mbrëmje, derisa Andy King shënoi golin tjetër për Leicesterin, derisa golin e nderit për Evertonin e shënoi Mirallas në minutën e 88’të për rezultatin përfundimtar 3:1.

Brenda pak minutave do të përgatitet skena ku lojtarët e Leicesterit do të festojnë së bashku me tifozët këtë arritje historike, duke ngritur për herë të parë në qiell titullin e Kampionit të Premierligës.

Temat
BotëSport

Të afërta