Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Interi mposhti Empolin (VIDEO)

Interi ka mposhtur Empolin 2:1 duke siguruar kështu pjesëmarrjen direkt në fazën e grupeve të Europa League pasi ka grumbulluar 67’të pikë, shtatë më shumë se Fiorentina e cila ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Interi i Roberto Mancinit e ka mposhtur Empolin me rezultat 2:1 në ‘Giuseppe Meazza’, ku të tre golat ranë në pjesën e parë.

Fillimisht Mauro Icardi shënoi për 1:0 në minutën e 12’të, para se Manuel Pucciarelli të barazojë gjithçka në minutën e 37’të, por gëzimi i mysafirëve zgjati pak pasi Ivan Perisic shënoi në minutën e 40’të për rezultatin përfundimtar 2:1.

Pas kësaj fitoreje, Interi është kualifikuar direkt në fazën e grupeve të Europa League, ku ka grumbulluar 67 pikë.

Shiko videon

Exit mobile version