Gervinho po bën hajgare në Kinë, driblon 70 metra dhe shënon gol (Video)

Ish ylli i Lilles, Arsenalit dhe Romës, Gervinho, definitivisiht po bën hajgare në Kinë.

Ai i ka bërë të gjithë lojtarët në ligën kineze që të duken amaterë përkrah tij, pas një kundërsulmi në një ndeshje të zhvilluar të premtën.

Sulmuesi i Hebei China Fortune ende nuk është përshtatur fuqishëm në kampionatin kinez që prej kalimit të tij multi milionësh në janar, teksa ky gol i mrekullueshëm i tij është vetëm i dyti i shënuar prej tij në shtatë ndeshje.

Shikoni golin e Gervinhos ndaj Henan Jianye pas një pasimi të Ezequiel Lavezzit.

Temat
BotëSport

Të afërta