Erdogan: Terroristët armiqtë më të mëdhenj të islamit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se terroristët, të cilët vrasin njerëz të pafajshëm, uzurpojnë dhe djegin, janë armiqtë më të mëdhenj të civilizimit islam.

“Myslimanët janë pro ndërtimit dhe jo rrëzimit, ngjalljes, jo vrasjes, bisedës e jo armiqësisë. Përhapja e Islamit në Afrikë, Azinë Jugore, domethënë në gjeografinë ku jetojnë intensivisht myslimanët është bërë për shkak të çlirimit të zemrave e jo të tokave”, deklaroi Erdogan.

“Në Siri janë viktimizuar 12 milionë njerëz, afër 600 mijë të pafajshëm janë masakruar, asnjë mysliman nuk mund ta mbajë veten të ndarë nga ky faj”, shtoi ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta