Shëndet

Bimët që pastrojnë ajrin e shtëpisë

By FIRST CHANNEL

May 07, 2016

Bimët që rriten në shtëpitë tona nuk janë përgjegjës vetëm për më shumë oksigjen, por ato gjithashtu posedojnë aftësinë për të pastruar ajrin nga myku dhe toksinat.

Një studim i bërë në bimë vendase, i kryer nga NASA, ka gjetur se disa lloje bimësh kanë “pushtet” për të filtruar ajrin më shumë se disa të tjera. Njihuni me to dhe kujdesuni të mbani në shtëpi të paktën një prej tyre.

Aloe Vera: konsiderohet si një nga bimët më të mira për përmirësimin e ajrit, sepse prodhon oksigjen gjatë natës. Niveli i lartë i oksigjenit ndihmon në uljen e pagjumësisë dhe siguron gjumë më të mirë natën.

Bima Jaseminë: është një bimë ekzotike që është provuar se ka një aromë të mirë dhe që ndihmon ata që vuajnë nga pagjumësia, ndihmon në përmirësimin e produktivitetit dhe vigjilencës.

Livando: ka një aromë me efekt qetësues. Era e livandos ndihmë në reduktimin e stresit, ankthit, normalizon zemrën dhe ndihmon në përmirësimin e gjumit, madje qetëson edhe foshnjat.