Botë

Bayerni fiton titullin dhe vendos një rekord historik në Bundesliga

By Haxhi Krasniqi

May 07, 2016

Bayern Munich ka fituar ndaj Ingolstadit me rezultat 2-1 dhe kështu ka arritur të shpallet kampion i Bundesligas.

Ky ishte titulli i katërt radhazi për gjigantin gjerman në Bundesliga.

Me këtë rast Bayerni është klubi i parë që fiton kampionatin elitar katër herë radhazi.

Fitorja ndaj Ingolstadit erdhi pas dy golave nga Robert Lewandoski.