Lajme

Zaev: Fjala është fjalë, askush nuk ka të drejtë t’i kushtëzojë qytetarët

By Emanuel Demaj

May 06, 2016

Fjala është fjalë…Askush nuk ka të drejtë t’i kushtëzojë qytetarët, shkruan Zoran Zaev, lideri i LSDM-së në profilin e tij zyrtar në Facebook pas mesnate përderisa u njoftua nga informacione jozyrtare se zgjedhjet më 5 qershor dështuan dhe se BDI dhe PDSH nuk kanë dorëzuar listë për anëtarë të këshillit zgjedhorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Është e nevojshme të përmbushen dy parakushte: Ivanov t’i tërheq të gjitha vendimet e turpshme për falje që i solli me porosi të Nikolla Gruevskit, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet dhe të thirret Parlamenti për tërheqje të vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor përshkak të kushteve kyçe të papërmbushura për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike’, shkruan Zaev në Facebook.