Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

U braktisën si foshnje, takohen pas 30 vitesh

Dy motra dhe një vëlla, të cilët u braktisën si foshnje, janë ribashkuar përsëri pas 30 vitesh.

Vëllai dhe motrat, tani të rritur, u bënë bashkë pasi gjetën njëri-tjetrin përmes një databaze të ADN-së online.

Janet Barnicoat, 35 vjeç, u gjet më 1981 në Kaliforni, e mbështjellë në një batanije dhe e vendosur në një çantë, transmeton Gazeta Express.

Ajo u gjet nga një grua dhe u adoptua nga një familje. Më 1985, një tjetër bebe vajzë u gjet, e braktisur pak kilometra larg nga vendi ku ishte braktisur Barnicoat.

Dhe një vit më vonë, një foshnje tjetër i gjinisë mashkullore ishte lënë para derës së një të panjohuri në ditën e Krishtlindjeve.

Që të tretë ishin vëllezër dhe motra, por asnjëri kurrë nuk e dinte se kishte një motër ose vëlla. “Si e lë njeriu fëmijën e vet në një çantë?”, tha ajo për ABC.

Pasi gjurmuan online, treshja u bashkuan pas 30 vitesh./GazetaExpress/

Exit mobile version