Thaçi: Për gjashtë muaj, asnjë kosovar në konfliktin sirian

Në gjashtëmujorin e fundit, nuk ka pasur asnjë individ nga Kosova që ka marrë pjesë në luftërat terroriste në Siri apo Irak.

Kështu është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës gjermane për politikë të jashtme.

Thaçi më tej tha se situatat e pakëndshme politike tashmë janë tejkaluar dhe është instaluar një bashkëpunim normal, ku të gjithë janë duke punuar për interesat strategjike të vendit.

Sipas tij, shembulli më i mirë për këtë ishte takimi i djeshëm me Mogherinin.

Në këtë takim, i pari i vendit ka folur edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave, anëtarësimin i Kosovës në UEFA dhe pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, që sipas tij, janë disa nga lajmet më të mira, të cilat i kemi pritur me padurim. Por, pavarësisht arritjeve, Kosova akoma ka shumë punë për të shënuar progres.

Thaçi pohoi se Kosova ka Kushtetutë dhe kornizë të mirë ligjore, prandaj sipas tij duhet të punohet edhe me drejtësinë, në mënyrë që askush mos t’i ik asaj.

“Ne jemi duke forcuar edhe komponentin e sigurisë dhe ajo është e gatshme të bëhet armatë e NATO –s”, ka thënë Thaçi.

Më tej, ai ka thënë se kanë marrë veprime konkrete për luftimin e së keqes që paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin.

Temat
LajmeVend

Të afërta